Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

12 viktima nga sulmi izraelit në Rripin e Gazës, vriten 3 xhihadistë, gra dhe fëmijë

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 08:28 | Bota
12 viktima nga sulmi izraelit në Rripin e Gazës, vriten 3

Ka shkuar në 12 numri i viktimave, duke përfshirë tre udhëheqës të Xhihadit Islamik, por edhe disa fëmijë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se tri gra dhe tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve, ndërsa 20 persona të tjerë u plagosën.

Izraeli tha se kishte nisur një operacion që synonte militantët që përbënin një kërcënim për qytetarët e tij. Zyrtarët izraelitë thuhet se po përgatiten për ditë luftimesh.

Xhihadi Islamik është zotuar të hakmerret dhe militantët me bazë në Gaza pritet të përgjigjen me raketa drejt Izraelit.

Dyzet avionë luftarakë dhe helikopterë izraelitë sulmuan në disa valë sulmesh ajrore para agimit në të gjithë Gazën, duke goditur shtëpitë dhe duke shkaktuar panik te banorët.

Ushtria izraelite tha se përveç synimit të tre militantëve, avioni i tyre goditi 10 vende të përdorura për prodhimin e armëve dhe gjashtë objekte ushtarake të Xhihadit Islamik.

Krahu ushtarak i Xhihadit Islamik, Brigadat al-Quds, konfirmoi se tre komandantë ishin në mesin e të vrarëve. Ai i identifikoi ata si Jihad Shaker al-Ghannam, sekretar i Këshillit Ushtarak të Brigadave al-Quds; Khalil Salah al-Bahtini, komandanti i Rajonit të tij Verior dhe Tariq Muhammad Ezzedine, një udhëheqës i aktiviteteve të tij ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar.

"Ndërsa vajtojmë udhëheqësit tanë dëshmorë, së bashku me gratë e tyre muxhahide dhe një numër të fëmijëve të tyre, ne pohojmë se gjaku i dëshmorëve do të rrisë vendosmërinë tonë", thanë Brigadat e al-Quds.

“Ne nuk do të largohemi nga pozicionet tona dhe rezistenca do të vazhdojë, në dashtë Zoti.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se “çdo terrorist që dëmton qytetarët izraelitë do të pendohet".

A2 CNN Livestream

Dita jonë