Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Do të shkatërrojmë çdo kërcënim nga forcat e së keqes”, Kim Jong Un i dërgon letër Putinit

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 11:42 | Bota
“Do të shkatërrojmë çdo kërcënim nga

Kim Jong Un, me anë të një letre, ka uruar Vladimir Putinin në “Ditën e fitores”, ditë në të cilën rusët festojnë fitoren mbi nazizmin.

Sipas agjencisë së lajmeve KCNA, udhëheqësi i Koresë së Veriut i shprehu Putinit, ushtrisë dhe popullit rus, mirënjohjen që po luftojnë “për drejtësinë ndërkombëtare dhe po mbrojnë paqen në botë”.

Kim shtoi se nën udhëheqjen e Putinit, Rusia “do të shkatërrojë çdo kërcënim që vjen nga forcat e së keqes” dhe do të garantojë “sovranitetin, dinjitetin dhe stabilitetin rajonal”.

Koreja e Veriut është nga të paktat vende që ka shprehur mbështetjen ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës dhe ka fajësuar SHBA-në dhe Perëndimin për luftën.

https://a2news.com/2023/05/09/fjalimi-putin-akuzon-perendimin-se-i-ka-shpallur-lufte-dhe-falenderon-ushtaret-e-tij-lutemi-per-ju/
https://a2news.com/2023/05/09/realiteti-paralel-i-putinit-ne-foto-parada-ruse-per-diten-e-fitores/

A2 CNN Livestream

Dita jonë