Plagosën me armë zjarri të riun në Lezhë, identifikohen autorët

Publikuar më: 9/5/2023, ora 11:15
lezhe policia 1241x720

Plagosën me armë zjarri të riun në Lezhë, identifikohen autorët

Publikuar më: 9/5/2023, ora 11:15

Policia e Lezhës ka njoftuar se ka identifikuar autorët e plagosjes së një të riu, me banim në fshatin Rrilë të Lezhës.

Shtetasi me inicialet A.L. u paraqit mbrëmjen e së hënës në urgjencën e spitalit të Lezhës me një plagë në këmbë, të shkaktuar nga armë zjarri.

Blutë e Lezhës kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit L. F., 29 vjeç, Xh. F., 26 vjeç dhe A. Sh., 27 vjeç, të tre banues në Lezhë.

“Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në ambientet e jashtme të një bilardoje, në Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin A. L., si dhe e kanë plagosur atë me armë zjarri, në këmbë”, lexohet në njoftimin e policisë.