Berisha akuzon Ramën se po gënjen për rritjen e pagave: Hajde ta votojmë që nesër

Publikuar më: 10/5/2023, ora 19:20
BERISHa 1280x720

Berisha akuzon Ramën se po gënjen për rritjen e pagave: Hajde ta votojmë që nesër

Publikuar më: 10/5/2023, ora 19:20

Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se vijon të mashtrojë qytetarët, këtë herë dhe me premtimin për rritjen e pagave, i cili tashmë ka mbetur në parlament, pa marrë miratimin përfundimtar.

Nga Kavaja, ku mbajti dhe takimin e radhës elektoral, ish-kryeministri përsëriti ftesën ndaj kreut aktual të qeverisë që të shkojnë që nesër në Kuvend dhe të miratojnë këtë ligj për pagat aq shumë i pritur nga qytetarët.

“Edi Rama bën gjithçka për të mashtruar qytetarët. U zotua se do bëjë rritje të madhe rrogash dhe pensionesh. Bëri një ligj, por e mbylli parlamentin.

E ftoj sërish nesër, hajde të votojmë ligjin e rrogave dhe pensioneve. Por ti je mashtrues.

Atë nuk e lidh asgjë me këtë komb dhe këtë popull. Ti je një pushtues i përçudnuar që mendon për miliardat e tua dhe të klientelës tënde”, tha Berisha.

Me tej, Berisha me të njëjtat akuza për mashtrim sulmoi dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Nuk ka burrë në moshë të Erion Veliajt që ka vjedhur sa ai. Një kryetar që thotë se mbolla 1 milionë fidanë, por vodhi faturën e 1 milion fidanëve. Një hajdut që thotë se ndërtova 40 shkolla, ndërkohë që kur i numëron, ka ndërtuar 12 shkolla, por ka vjedhur fonde për 40 shkolla.

Erion Veliaj është një turp jo vetëm për rrugët e Tiranës, jo vetëm për rrugët e Kavajës, por është turp kudo që ecën. Dhe vjen këtu për të rrëmbyer votat e Kavajës. Erion, larg duart nga Kavaja! Kavaja nuk shitet dhe nuk blihet kurrë”, përfundoi Berisha.