Beteja për Beratin, qyteti që ka kthyer sytë nga turizmi

Publikuar më: 10/5/2023, ora 18:19
vlcsnap 2023 05 13 18h27m28s820 1280x720

Beteja për Beratin, qyteti që ka kthyer sytë nga turizmi

Publikuar më: 10/5/2023, ora 18:19

Berati, qyteti i një mbi një dritareve, pasuri trashëgimie e UNESCO-s, e që për poetin e saj Xhevahir Spahiu banorët e këtij qarku janë me fat sepse kanë dy kryeqytet, një prej të cilëve është pikërisht Berati.

Qyteti historik, me tradita të hershme e me potenciale turistike. Ai është qyteti i nëntë për nga popullsia në Republikën e Shqipërisë me një popullsi prej XXX banorë. Qyteti është qendra e Qarkut të Beratit.

Qarku përfshin edhe bashkinë e Kuçovës, Dimalit, Poliçanit e Çorovodës. (Grafik e qarkut që tregon bashkitë) Gjendet në jugun e vendit, 70 km në vijë ajrore në jug të Tiranës, përshkohet nga lumi Osum dhe rrethohet nga kodra dhe male, ku spikat Tomorri, i njohur si park kombëtar.

Ekonomia dhe punësimi

Ekonomia e Beratit është e fokusuar ne tri shtylla: infrastrukture, turizëm, shërbime. Ka një rritje të industrisë së përpunimit të gurit, duke shfrytëzuar rezervat natyrore të zonës për materiale ndërtimi e gurë dekorativ në Malin e Tomorrit dhe rrethinat e tij.

Fasonët janë një drejtim tjetër i ekonomisë lokale, ndërkohë që ka të përfshire industritë që procedojnë me produktet ushqimore, të mishit etj. Industria përpunuese dhe agrobiznesi janë pjesë e ekonomisë së zonës e që aktualisht përdor akoma produktet bujqësore lokale.

Artizanati, është një tjetër degë e ekonomisë lokale, që pritet të stimulohet nëpërmjet ruajtjes dhe kultivimit të traditës dhe nëpërmjet prezantimeve në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sipas të dhënave zyrtare papunësia në Berat tregon rritje në vitin 2021, kryesisht me sektorin e shërbimeve dhe tregtisë. Në fund të 2021 ky nivel ishte 8%. Në fundmi kanë lulëzuar një sërë bujtinash.

Kultura dhe turizmi

Perez de la Kuelar do të thoshte se Berati i përket të gjithë njerëzimit. Më 1961 u shpall qytet Muze e në 2008-tën u regjistrua në Listën e UNESCO-s. Ai vlerësohet si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike Osmane, dëshmitar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve, si një dëshmi e shquar e diversitetit të shoqërive urbane në Ballkan, si dhe dëshmi e jashtëzakonshme për llojet e ndryshme të monumenteve dhe banesave urbane gjatë periudhës Klasike Osmane, në vazhdimësi me kulturat Mesjetare që e paraprinë atë.

Mbi krye i qëndron kalaja, e cila mirëpret turistë në çdo stinë të vitit, e për të vijuar më pas me Urën e Goricës, Mangalemin e një mbi një dritareve. Qarku ka një sërë bukurish natyrore si Parku Kombëtar i Tomorrit dhe kanionet e Osumit, çka ka kthyer sytë e beratasve në hapjen e bujtinave. Kishat e zonës janë të zbukuruara me piktura të stilit bizantin e pas-bizantin, të krijuara nga artistë të ndryshëm të shekujve XII-XIV dhe nga mjeshtrit e shekullit XVI: Onufri dhe biri i tij Nikolla. Ka një fluks prej rreth 8000 vizitoresh ne vit ne dy Muzeumet Kombëtare dhe rreth 19 mije vizitore ne monumentet e kategorisë së parë, nga të cilët 10 000 janë të huaj.

Numri i vizitoreve në qytet është rreth 45.000 ne vit, nga të cilët 60% janë vizitorë të huaj. Vendin e parë në klasifikim e zënë europianët: italianë, francezë, gjermanë, britanikë, etj., por ka edhe vizitorë nga Amerika e Veriut dhe Azia.

Politika

Aktualisht në Berat ndodhet në pushtet Lëvizja Socialiste që nga viti 2015. Në zgjedhjet lokale të 14 majit garojnë kryetari aktual i bashkisë Ervin Demo dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zija Ismaili.

Ervin Demo la karrierën e tij akademike për të vijuar atë politike, fillimisht si zv.ministër i Arsimit dhe prej qershorit të 2019 i zgjedhur si kryetar i bashkisë së Beratit. Nga kampi opozitar, i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është mjeku Zija Ismaili, ish student i dhjetorit e që prej vitit 1993 pjesë e ekipit të bluzave të bardha. Ai u zgjodh kandidat pas pocesit të primareve të PD-së.

Problematikat

Berati duket sikur po merr gjithmonë e më shumë vëmendjen e munguar. Është një nga qytetet më të rekomanduara nga të gjitha agjencitë ndërkombëtare turistike, dhe krenaria e arkitekturës shqiptare. Vlerat e pasura të trashëgimisë historike, kulturore, etnografike, arkitekturore dhe natyrore të qytetit përbëjnë një bazë të fuqishme për zhvillimin e turizmit. Berati tanimë po tërheq një numër përherë e më të madh vizitorësh si nga Shqipëria ashtu dhe nga jashtë.

Demo: Sfidë, siguria publike dhe shërbimet e domosdoshme

Një qytet i përshtatshëm për të pritur fluksin e turistëve në 10 vitet e ardhshme. Është ky objektivi i kandidatit socialist për bashkinë e Beratit Ervin Demo, sipas të cilit në vitet e drejtimit të tij qyteti ka rritur numrin e turistëve.  Në studion e Debatit në A2 CNN ai foli për investimet, arritjet dhe sfidat e këtij qyteti, teksa shton se Berati do të jetë alternativa e të rinjve për të ndërtuar jetën e tyre.

“Ne e kemi shumë të qartë vizionin për qytetin. Berati kërkon një qytet që ka infrastrukturën e duhur. Ne duhet të ndërtojmë një qytet të përshtatshme për të pritur fluksin e turistëve në 10 vitet e ardhshme. Ura e Bilcës është një urë e re mbi Osum e financuar nga grantet e BE, duhet të krijojë disa sheshe të reja. Në 5 vitet e ardhshme do t’i afrohet 1 milion fluksi i turistëve. Zhvillimi i njësive administrative. Mund të flasim për Roshnikun e Sinjën. Objektivi ynë është që ta zgjasim sa më shumë të mundemi kohë qëndrimin e vizitorëve. Qafë Dardha do të jetë gur i çmuar në këtë aureolë. Të rinjtë ta kenë Beratin alternativë të parë për të ndërtuar jetën e tyre”.

Sfidë kryesore, Demo rendit sigurinë publike dhe shërbimet e domosdoshme për turistët, ndërkohë që po shtohen strukturat akomoduese.

“Ne sot kemi mundësi të krijojmë nukle që të jenë të përqendruara në çdo njësi administrative për të qenë me shërbime sa më pranë qytetarit. Duhet të rikonceptojmë menaxhimin e siteve turistike në qytet. Një ndër sfidat kryesore është edhe siguria publike dhe shërbime të tjera të domosdoshme të turistëve dhe kjo kërkon një rishikim. Nëse ne i referohemi kredive të bankave të nivelit të dytë, mbi 65 % merren për sektorin e turizmit. Mbi 30 hotele po ndërtohen e dhjetëra të tjerë do të ndërtohen”.  

Për rivalin në garë, Zija Ismaili, Demo nuk bëri asnjë koment, por theksoi se komunikimin e ka me qytetarët dhe punën e bërë në 4 vjet.

“Nuk kam asnjë koment nuk dua të merrem me kandidatin në garë. Ne komunikimin e kemi me qytetarët, me atë që është barra jonë dhe duhet të tregojmë ç’kemi bërë në 4 vjet dhe që kemi pasur vizionin, dëshirën për të bërë gjëra në qytet”.

Investimet, infrastruktura rrugore, zerimi i borxheve dhe furnizimi me ujë të të pijshëm, janë bilanci i arritjeve të tij në këtë 4-vjeçar me të cilin kërkon sërish të marrë votën e beratasve.

“Berati ka ende probleme të pafundme, por është e vërtetë që lista e problemeve që trashëguam sot është më e shkurtër. By passi i madh e i vogël, parkimi qendror, rinovimi i lagjeve muzeale, si ajo e Goricës, Mangalem, rruga e Kalasë dhe problemet strukturore në qytet. Kishim problem me ujin e pijshëm, kishte mesatarisht 8 orë ujë në ditë apo disa lagje me 2-3 orë, probleme me kanalizimet. Berati ka 24 orë ujë furnizim. Në 2022 i gjithë qyteti ka qenë i furnizuar me ujë të pijshëm, edhe në fshatin Lapardha, i njëjti problem me menaxhimin e mbetjeve urbane. Ajo që dua të nënvizoj është Porti i Pashait që ka qene një vrimë e zezë dhe perde e hekurt për Mangalemin dhe e kemi transformuar në pikënisjen e turistëve në qytet. Ne trashëguam 3.2 mln euro borxh. Ne kemi konsoliduar buxhetin, sot bashkia ka zero borxhe. Investime nga qeveria dhe agjencitë e donatorët në vend. Delegacioni i Be liston Beratin numrin një në projekte dhe investime”.

Premtimi i tij është rikthimi i shpresës në qytet dhe transformimi për të qenë një alternativë edhe për ata që janë larguar për të jetuar e zhvilluar sipërmarrje.

“Unë nuk kam dalë të bëj premtime. Ajo që u kërkoj njerëzve është të shohin 3 vite më parë çka ndodhur realisht në Berat. Askush nuk mund të mohojë që ajo që ka ndodhur në Berat është e pakrahasueshme me çdo gjë që ka përjetuar qyteti në 30 vjet”.

Ismaili: Demokratëve të mërzitur po u ofrohen kontrata pune në këmbim të votës

Zija Ismaili, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Beratin, ka prezantuar në “Debat” në A2 CNN, platformën e tij për 14 majin.

Në një lidhje direkte me studion e “Debat”, Ismaili tregoi se ai ekipi i tij kanë ngritur një platformë që synon t’ua ktheje qytetarëve bashkinë. Kandidati për kryetar të bashkisë Berat theksoi se pasi ka bërë dëgjesa me qytetarët ka evidentuar një problematikë shumë të madhe në lidhje me cilësinë e jetës, siç u shpreh ai, si pasojë e menaxhimit të keq nga administrata dhe kryetari aktual.

“Unë dhe administrata ime, i premtojmë qytetarëve të Beratit se të gjitha mbledhjet e këshillit bashkiak do të jenë transparente. I gjithë buxheti i bashkisë, fondet publike, taksat do të investohen pranë kësaj bashkie, duke u konsultuar fillimisht me qytetarët e Beratit, me një bord drejtues dhe me grupet e interesit,” tha ai.

Po ashtu, Zija Ismaili tregoi edhe si nga gërshetëzimi i turizmit me agroturizmin dhe truizmin malor mund të përmirësohet oferta e qytetit për turistët që duan të kalojnë më shumë se një natë në qytet.

“Infrastruktura është në gjendje të mjerueshme. Asnjë investim nuk është bërë në zonat rurale. Kanalizimet e, rrugët, ndriçimi, gjelbërimi,” shtoi ai.

Po ashtu, Ismaili akuzoi administratët aktuale se është duke u ofruar qytetarëve kontrata tremujore pune në këmbim të votës.

Një tjetër akuzë për kryetarin aktual është “ fryrja” e administratës, sidomos në periudhën zgjedhore. Sipas tij, taksat e qytetarëve të Beratit shkojnë për të ndarë pagat e administatës.

“Parashikimi i të ardhurave të bashkisë për vitin 2023 ka qenë 263 milionë lekë të rinj, shpenzimet për pagat e administratës janë 216 milionë lekë. Vjelja e të ardhurave bëhet në 13 për qind, pra taksat e qytetarëve kalojnë vetëm për pagesën e administratës. Është shtuar në 84 veta në 4 vite dhe disa të tjerë që janë mashtruar tani.”

Teksa theksoi se ai vetë ka dalë kandidat nga procesi i Primareve dhe se rrjedhimisht ka mbështetjen e demokratëve, ai shtoi se ka edhe mbështetjen e intelektualëve të qytetit, elektoratit gri, por edhe të socialistëve të ndershëm.

Bashkitë e tjera në qark

Për Bashkinë Kuçovë garojnë Kreshnik Hajdari nga PS dhe nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ish-deputeti Lefter Maliqi.

Në bashkinë e Dimalit kandidojnë nga Partia Socialiste kryebashkiakja aktuale Juliana Mema, Gentian Meçi nga koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Dritan Sula nga Partia Demokratike e Enkelejd Alibeaj.

Në Bashkinë e Poliçanit kërkon një mandat të tretë kryebashkiaku aktual Adriatik Zotkaj, ndërsa sfidantët janë Behar Xhaferraj nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Florian Qama nga Partia Demokratike.

Bashkia e Çorovodës ka si kandidatë të së majtës kryebashkiakun aktual Adriatik Mema që kërkon një mandat të dytë, e përballë tij nga koalicioni Bashkë Fitojmë është Euglen Mustafallari.