Busquets largohet nga Barcelona në fund të sezonit

Publikuar më: 10/5/2023, ora 14:24
20221219 Sergio Busquets 1280x720

Busquets largohet nga Barcelona në fund të sezonit

Publikuar më: 10/5/2023, ora 14:24

Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Mesfushori vendosi t’i japë lamtumirën katalanasve si kampion i Spanjës, pas 18 vjetëve.

Në total ai ka luajtur 719 ndeshje me Barcelonën, ku ka fituar 31 trofe. Ato ndahen në 8 tituj kampionë në La Liga, 7 Kupa të Mbretit, 3 Superkupa të Spanjës, 3 Champions, 3 botërorë për klube dhe 3 Superkupa të Europës.

Busquets do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.