Euro vijon rënien, kursi bie në 110.7 lekë duke shënuar një rekord të ri

Publikuar më: 10/5/2023, ora 15:21
euro 3 1280x720

Euro vijon rënien, kursi bie në 110.7 lekë duke shënuar një rekord të ri

Publikuar më: 10/5/2023, ora 15:21

Euro vijon rënien. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë valuta europiane po shkëmbehet me vetëm 110.73 lekë.

Ky është niveli më i ulët që nga hyrja e euros në ekonominë vendase në vitin 2002. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Banka e Shqipërisë thonë se rënia e euros po vjen nga shkaqe objektive si shtimi i investimeve të huaja, turizmi apo remitancat.

Nga ana tjetër përfaqësues nga sektori i biznesit drejtojnë gishtin e fajit tek paraja informale e shtuar si pasojë e zgjedhjeve vendore të 14 majit.