Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Horror në Holandë, djali mban trupin e vdekur të babait në frigorifer për më shumë se një vit: Bisedoja me të!

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 19:36 | Bota

Një ngjarje, e denjë për filmat horror, është ajo që është zbuluar së fundmit në Holandë, ku një burrë, në qytetin e Landgraaf, mbajti trupin e babait të tij të vdekur në një frigorifer për më shumë se një vit, duke pretenduar se në këtë mënyrë ai mund të fliste akoma me të.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka dëshmuar se babai i tij vdiq 18 muaj më parë në moshën 101-vjeçare.

“Nuk doja të humbisja babain tim.”, tha 82-vjeçari, raportojnë mediat e huaja.

Policia e mori vesh situatën kur ish-mjeku i të vdekurit lajmëroi policinë. Ekspertët e gjetën shtëpinë e 82-vjeçarit në rrëmujë dhe po i jep atij një javë kohë për të pastruar përpara se autoritetet të vlerësojnë nëse ai është i aftë për të jetuar vetë.

Një fqinj tha se burri ishte i sëmurë me një tumor dhe shkonte rregullisht në spital.

A2 CNN Livestream

Dita jonë