Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

I përdorur kundër NATO-s për 20 vjet, SHBA-ja neutralizon “Snake”, mjetin më të sofistikuar të spiunazhit rus

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 07:51 | Bota
I përdorur kundër NATO-s për 20 vjet, SHBA-ja neutralizon

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë neutralizuar një pjesë të malware të quajtur “Snake”, të cilin, sipas Uashingtonit, shërbimet ruse FSB e kanë përdorur disa herë kundër vendeve të NATO-s, gjatë 20 viteve të fundit.

"Falë një operacioni të teknologjisë së lartë që e ktheu këtë spyware kundër vetvetes, agjencitë e zbatimit të ligjit amerikan kanë neutralizuar një nga mjetet më të sofistikuara të spiunazhit kibernetik rus", tha zëvendësprokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Lisa Monaco.

FBI-ja eliminoi një rrjet kompjuterash dhe pajisjesh elektronike të hakuara nga FSB, të cilat Moska dyshohet se i përdori për gati 20 vjet, për të spiunuar dhe mbledhur informacione nga të paktën 50 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Operacioni i lejoi autoritetet amerikane të bllokonin aksesin e agjentëve rusë në kompjuterët e vendosur në Shtetet e Bashkuara. Autoritetet gjyqësore amerikane shpjeguan se hakerët rusë, që i përkasin një grupi të njohur si "Turla", përdorën pajisjet për të hyrë dhe mbledhur informacione të ndjeshme, përfshirë natyrën diplomatike nga Shtetet e Bashkuara, nga një vend tjetër i NATO-s i specifikuar dhe nga aleatët e grupin "Five Eyes": SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia dhe Zelanda e Re.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani