Nga “Princi” te “Booss”-i, zhvillohet ankandi për targat e luksit, publikohen edhe çmimet

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 18:56 | Aktualitet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur për herë të parë në Shqipëri një ankand për shitjen e targave të luksit.

“E veçanta kushton, dallohet, ndaj bëhuni gati të rrëmbeni targën e ëndrrave”, shkruan DPSHTRR në njoftim.

DPSHTRR ka publikuar edhe një listë të “targave ekskluzive” si dhe vlerën që do të nisë ankandi.

“Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e “ᴛᴀʀɢᴀᴠᴇ ᴇᴋꜱᴋʟᴜᴢɪᴠᴇ”, një listë me kombinime shumë të kërkuara, ndaj dhe ftohet çdo i interesuar të garojë për t’i fituar! DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/zgjedhjeve luks që do të paraqiten në ankand, si dhe informacionet në lidhje me organizimin e ankandit.

Targa ekskluzive e koleksionit luks ka një çmim fillestar nga i cili nisin ofertat e ankandit. Vlera finale e targës përcaktohet nga ofertat më të larta në ankand!

Regjistrohuni online në ankand brenda datës 1 qershor, duke përzgjedhur preferencën tuaj në listën e publikuar në https://www.targaluksi.dpshtrr.al/ankand-show”.

A2 CNN Livestream

A2 Business