Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka hapur për herë të parë në Shqipëri një ankand për shitjen e targave të luksit.
“E veçanta kushton, dallohet, ndaj bëhuni gati të rrëmbeni targën e ëndrrave”, shkruan DPSHTRR në njoftim.
DPSHTRR ka publikuar edhe një listë të “targave ekskluzive” si dhe vlerën që do të nisë ankandi.
“Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e “ᴛᴀʀɢᴀᴠᴇ ᴇᴋꜱᴋʟᴜᴢɪᴠᴇ”, një listë me kombinime shumë të kërkuara, ndaj dhe ftohet çdo i interesuar të garojë për t’i fituar! DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/zgjedhjeve luks që do të paraqiten në ankand, si dhe informacionet në lidhje me organizimin e ankandit.
Targa ekskluzive e koleksionit luks ka një çmim fillestar nga i cili nisin ofertat e ankandit. Vlera finale e targës përcaktohet nga ofertat më të larta në ankand!
Regjistrohuni online në ankand brenda datës 1 qershor, duke përzgjedhur preferencën tuaj në listën e publikuar në https://www.targaluksi.dpshtrr.al/ankand-show”. (A2 Televizion)