Personat me aftësi të kufizuara, Këlliçi: 5% e të punësuarve në bashki do të jenë nga kjo shtresë!

Publikuar më: 10/5/2023, ora 15:40

Personat me aftësi të kufizuara, Këlliçi: 5% e të punësuarve në bashki do të jenë nga kjo shtresë!

Publikuar më: 10/5/2023, ora 15:40

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me personat me aftësi të kufizuara, të cilëve u premtoi se, në rast të zgjedhjes së tij në krye të bashkisë së kryeqytetit, 5 për qind e administratës së këtij institucioni do të jenë nga persona me aftësi të veçanta.

Mungesa e marrjes së shërbimit shëndetësor ishte problemi kryesor që paraqitën ne tryezë personat me aftësi të kufizuara.

Këlliçi tregoi se në programin e tij ka parashikuar një plan për t’u ardhur në ndihmë kujtdo që ka nevojë, duke krijuar qendra ditore e ambulanca për marrjen e barnave dhe ushqimeve.

Ndërkohë, Këlliçi deklaroi gjithashtu se, për shtresën e personave me aftësi ndryshe do të krijohet një këshill nga vetë ata, për të konsultuar çdo vendim që do të merret nga Bashkia e Tiranës.