Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Kush i thotë vetes i djathtë ta braktisë “Non Gratën” dhe të mos pengojnë që PD të rilindë

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 20:19 | Politikë
Rama: Kush i thotë vetes i djathtë ta braktisë “Non

Nga Fieri, kryeministri Edi Rama pati një mesazh për votuesit. Jo që të votojnë PS-në, por që të mos votojnë dyshen Sali Berisha-Ilir Meta. Ai tha se të djathtët do duhet të braktisin “Non Gratën”, pasi sipas tij në këtë mënyrë do të mund që t’i japin lirinë Partisë Demokratike të vërtetë që të rilindë.

“Kush i thotë vetes i djathtë ta braktisë ‘Non Gratën’, t’i çojë mbrapa që të merren me historinë e tyre të drejtësisë dhe të mos pengojnë të djathtën që të rilindë. Ky nuk është problemi ynë, se ne jemi fitimtarë dhe do jemi fitimtarë, por kjo ka të bëjë me flamurin kuqezi”, tha Rama.

Sipas tij, votat e çuara për demokratët do të dëmtojnë marrëdhënien me partnerët ndërkombëtarët.

“Ditën e diel ndërkombëtarët nuk do numërojnë votat e Armandos, as PS, nuk janë votues të PS, ata do numërojnë votat e shqiptarëve që i thonë vetes të djathtë e do i çojnë në drejtimin e gabuar, duke e lënduar atë miqësi me ndërkombëtarët”, shtoi kreu i qeverisë.

Për Ramën, koalicioni “Bashkë Fitojmë” s’ka program, por synon që të marrë bashkitë me qëllim që të rrëzojnë qeverinë.

“Ajo forcë nuk ka lidhje me bashkitë, ata nuk vijnë me program, ata vijnë si maska që thonë çdo ditë që me 14 maj do fillojë revolucioni për të përmbysur regjimin”, përfundoi kryeministri.

https://a2news.com/2023/05/09/rama-ne-kavaje-kerkon-voten-e-qytetareve-per-redjan-kralin-me-14-maj-mos-votoni-non-gratat/
https://a2news.com/video/rama-mbyll-fushaten-ne-berat-mos-u-beni-me-ps-por-ne-emer-te-kujt-do-te-votoni-faqen-e-zeze/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani