Shella: Bashkitë mbledhin shumë pak taksa në zonat rurale, ndikon në investime të ulëta

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 21:42 | Ekonomi
Shella: Bashkitë mbledhin shumë pak taksa në zonat rurale, ndikon

Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore të 14 majit. Fushata është shoqëruar me premtime për rritje investimesh dhe përmirësim të shërbimeve. Ndërkohë që në një pjesë të pushtetit vendor situata financiare është problematike, me borxhe të vjetra dhe të krijuara rishtazi.

E duket se ekonomia dhe financat do të jenë sfida e parë dhe më kryesore me të cilën do të përballen të gjithë kryebashkiakët, që do të dalin nga zgjedhjet vendore të 14 majit. Për këtë çështje u diskutua këtë të mërkurë në A2 Business.

Gerti Shella, drejtues i INFOCIP tha Bashkitë kanë dështuar në mbledhje e taksave në zonat rurale dhe kjo ka ndikuar edhe në investime. Ndërkohë, një vlerësim pati për Bashkinë Shkodër, sipas së cilit ka pasur një metodikë të elaburuar të mënyrës se si buxheti zbërthehet.

“Struktura buxhetore është një atavizëm që e tërheqim që para reformës territoriale, ka pak ekspertë, edhe në vetë Bashki që janë të aftë ta zbërthejnë, ca përbën buxheti. Do veçoja vetëm Shkodrën, që ka pasur një metodikë të elaburuar të mënyrës se si buxheti zbërthehet, se si buxheti diskutohet, ku janë metodikat që sugjerojnë rritje të taksave dhe mandej dhe metodika që sugjerojnë që trende të caktuara të ketë lehtësim të barrës fiskale, për bazën e taksueshme. Duhet pohuar që nuk ka tregues të matshëm që flasin pozitivisht mbi aftësinë e bashkive të mëdha pas 2016, për të zgjeruar bazën e taksueshme në zonat rurale, ne duhet të kuptojnë që një numër i madh i bashkive kanë tipologji rurale, ato bashki me territore të mëdha, paradoksalisht e kanë të përqendruar popullatën në zona rurale. Këtu duhet parë në mënyrë kritike. Popullsia rurale është kontributore në masën 9-10% të nivelit të taksueshëm dhe kur ka ardhur diskutimi si do investohet, Pjerin Ndreu ka thënë nuk sjellim investim se realizimi të ardhurave është 9%”, tha Gerti Shella, drejtues i INFOCIP.

A2 CNN Livestream

A2 Sport