Transportohen nga Ushtria, mbërrin në Lezhë baza materiale për zgjedhjet lokale të 14 majit

Publikuar më: 10/5/2023, ora 15:54
MB materialet zgjedhore Lezhe frame 997 1280x720

Transportohen nga Ushtria, mbërrin në Lezhë baza materiale për zgjedhjet lokale të 14 majit

Publikuar më: 10/5/2023, ora 15:54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e bazës materiale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Me mjete të ushtrisë dhe nën monitorim nga Policia e Shtetit kanë mbërritur në Lezhë e gjithë baza materiale për zgjedhjet lokale, duke nisur që nga kutitë e votimit, dhomat e fshehta dhe kamerat në grupet e numërimit.

Materialet janë marrë në dorëzim nga komisioni zonal i administrimit të zgjedhjeve në Lezhë dhe pas inventarizimit, baza materiale pritet të shpërndahet në ditët në vijim në të gjitha qendrat e votimit të Lezhës.

E njëjta procedurë ka nisur edhe për qarqe të tjera në mënyrë që të kenë kohën e nevojshme që ta shpërndajnë bazën materiale në të gjithë qendrat e votimit duke patur parasysh që një pjesë e tyre janë në zona të thella malore dhe duhet kohë për t’i transportuar.