Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

3 ditë nga zgjedhjet, Begaj: Kandidatët të mos i shpërfillin qytetarët, siç bënë me presidentin

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 13:34 | Politikë
3 ditë nga zgjedhjet, Begaj: Kandidatët të mos i shpërfillin

Kandidatët të mos i shpërfillin qytetarët siç bënë me presidentin kur bëri thirrje për retorikë qytetare dhe jo denigurese apo armiqësore. Kështu u shpreh presidenti Bajram Begaj, duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun polak. Në fjalën e tij, kreu i shtetit theksoi se zgjedhjet janë një sfidë për institucionet, partitë dhe shoqërinë.

 “Zgjedhjet janë një mundësi ku qytetarët shprehin vullnetin përmes votës. Standardi i zgjedhjeve ndikon në procesin e integrimit zgjedhjet janë tregues i maturisë. 14 maji është një sfidë për ne institucionet, partitë dhe shoqërinë. Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por të qytetarëve. Të gjithë kandidatët të mos i shpërfillin qytetarët, siç ndodhi me shpërfilljen që i bënë presidentit ku i bëri thirrje që retorika që të përdorej gjatë zgjedhjeve të ishte retorikë qytetare, jo denigruese e armiqësore, por e matur me përplasje idesh”.

Tri ditë para zgjedhjeve, ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, si një e drejtë kushtetuese për veten dhe kombin.

“Për mua, sot 3 ditë para zgjedhjeve është e rëndësishme të bëj thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, është një e drejtë kushtetuese, por detyrim moral e qytetar, detyrim për veten dhe kombin. Çdo qytetar duhet ta ushtrojë fuqishëm të drejtën e votës, pushtetin e votës për të zgjedhur. Administrata zgjedhore ka rëndësi në këtë proces, çdo institucion i përfshirë dhe çdo faktor tjetër duhet të angazhohet që të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente. Është detyrim që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë dhe të jetë një standard i përsosur dhe jo të jetë më i mirë se zgjedhjet e mëparshme”.

Begaj theksoi se “nëse retorika e panevojshme vazhdon edhe pas procesit zgjedhor dhe ka një cenim të këtyre zgjedhjeve, përgjegjësia do të jetë e institucioneve dhe partive politike”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli