Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aksident me vdekje në Lezhë, i mituri përplas me makinë 63-vjeçarin me motoçikletë

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 16:07 | Kronikë
Aksident me vdekje në Lezhë, i mituri përplas me makinë

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Lezhë, ku një automjet që drejtohej nga një i mitur ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga një 60-vjeçar ende i paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën 60-vjeçari ndërsa policia ka nisur hetimet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh Lezhën me Rrilën, në vendin e quajtur e Ishull Lezhë.

“Lezhë/Informacion paraprak: Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës. I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarde të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë