Banorët e Breg-Lumës, me toka në letër, por në terren i ka përpirë uji
Këto duhet të ishin tokat e më shumë se gjysmës së popullsisë së fshatit Breg-Lumë në Kukës. Por siç shikohet nga pamjet tokat i ka përmbytur liqeni I Fierzës, fenomen ky që ndodh minimalisht dy deri në tre herë në vit.
Banorët e zonës tregojnë se ndonëse figurojnë më tokë, nuk mbjellin dot asgjë. Ata shprehen se do t’i drejtohen gjykatës ndërkombëtare për të fituar të drejtën e tokave të tyre.
Përveç përmbytjes së tokave, banorëve të Breg-Lumës u bllokohet edhe rruga e fshatrat duke e bërë të pamundur komunikimin me qytetin e Kukësit.
Madje kjo situatë që zgjat për dekada ka bërë që fshati të shpopullohet pasi banorët nuk kanë me çfarë të sigurojnë jetesën.