Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Begaj pret homologun polak: I kërkova mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 12:53 | Kosova
Begaj pret homologun polak: I kërkova mbështetjen për

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti të enjten në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Begaj theksoi se i shprehu “mirënjohjen Presidentit Duda për solidaritetin që Polonia dhe populli polak treguan me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19”.

Më tej, Begaj deklaroi se “me homologun Duda u ndalëm te bashkëpunimi ekonomik e tregtar, i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor, është larg mundësive të dy vendeve”.

“Vlerësuam bashkëpunimin në fushën e turizmit ku një kontribut të madh kanë dhënë lidhjet direkte të fluturimeve mes Polonisë dhe Shqipërisë. Si dy vende anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional. Vlerësuam gjithashtu bashkëpunim shumë të mirë në fushën e arsimit dhe shkencës si aspekt tjetër i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe. Një vëmendje shumë të veçantë ia kushtuam bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, ku shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë”, deklaroi Begaj. 

Presidenti nënvizoi se i kërkoi homologut polak edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemin e vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, shtoi Begaj.

https://a2news.com/2022/10/24/prezantohet-strategjia-e-sigurise-kurti-kosova-synon-anetaresimin-ne-be-dhe-nato/
https://a2news.com/2022/02/28/vucic-kosova-ne-nato-ide-e-shba-dhe-be-jo-e-shqiptareve-borrell-kriza-mund-te-perhapet-dhe-ne-ballkan/

A2 CNN Livestream

Dita jonë