Britania e Madhe i ka dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjatë

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 13:27 | Bota
Britania e Madhe i ka dërguar Ukrainës raketa me rreze të

Britania e Madhe ka konfirmuar se i ka dërguar Ukrainës raketat me rreze të gjatë që vendi kërkoi për të luftuar kundër forcave pushtuese ruse.

Raketat Storm Shadow kanë një rreze prej 250 km, sipas prodhuesit të tyre. Për krahasim, raketat Himars e dërguara nga SHBA dhe të përdorura tashmë nga Ukraina kanë një rreze prej 80 km.

“Armët do t’i krijojnë Ukrainës shanset më të mira për të mbrojtur veten e saj,” deklaroi ministri i Mbrojtjes Ben Wallace.

Ato zakonisht lëshohen nja avionë, kështu që sa më e gjatë të jetë rrezja aq më larg pilotët mund të jenë larg nga vija e frontit.

Pasi lëshohet, Storm Shadow kalon në lartësi e ulët për të shmangur radarët e armikut, përpara se t’i drejtohet objektivit të saj me një kërkues me infra të kuqe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani