Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kompania turke ngre vinçat, në 1 qershor nis ndërtimi i stadiumit të ri të Barcelonës

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 18:44 | Futboll

Kompania turke, e cila është kontraktuar nga ekipi i Barcelonës për ndërtimin e stadiumit të ri të ekipit, ka nisur punën për ngritjen e vinçave për të vënë në zbatim një nga projektet më mahnitëse në botën e futbollit.  

Gjiganti i “La Ligës”, Barcelona ka arritur marrëveshje me firmën e Nihat Özdemir, ish-presidentit të TFF-së, për rinovimin e stadiumit “Camp Nou”. Vinçat do të fillojnë punën në qershor, ndërsa kostoja e projektit është 900 milionë euro.

Gjiganti katalanas dëshiron që stadiumi të rinovohet për 125-vjetorin e tij, ndërsa pritet që impianti i ri të jetë gati për dy vite.

Për shkak të rinovimit që do të nisë më 1 qershor, gjiganti katalanas do t'i luajë ndeshjet në shtëpi në sezonin 2023-24 në stadiumin Olimpik me kapacitet 50 mijë vende, në rajonin Montjuic të Barcelonës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli