Mashtroi një shtetase duke i shitur 36 000 euro çanta imitim, arrestohet 30-vjeçarja

Publikuar më: 11/5/2023, ora 13:34
cante gucci 1280x720

Mashtroi një shtetase duke i shitur 36 000 euro çanta imitim, arrestohet 30-vjeçarja

Publikuar më: 11/5/2023, ora 13:34

Një 30-vjeçare është arrestuar pasi “mashtroi një shtetase duke i shitur asaj, çanta si të markave origjinale, të kontrabanduara, kundrejt çmimit 36 000 euro”.

Në pranga ra shtetasja me iniciale E.M., banuese në Tiranë.

30-vjeçarja dyshohet se i ka shitur një shtetaseje 9 çanta si të markave, kundrejt çmimit 36 000 euro, me pretendimin se ishin origjinale. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. M. kontrabandonte çanta si të markave, në Shqipëri, dhe më pas i shiste ato “online”, me çmime të konsiderueshme.