Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mbi 5 mijë policë në zgjedhje, prioritet siguria gjatë transportit të materialeve zgjedhore

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 12:21 | Aktualitet
Mbi 5 mijë policë në zgjedhje, prioritet siguria gjatë

Policia e shtetit do të angazhojë 5500 efektivë në garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 14 majit.

Që prej nisjes së fushatës, policia ka kaluar në shërbim të përforcuar ndërsa në total, 7 mijë punonjës kanë marrë trajnimin e duhur përzgjedhjet lokale në bashkëpunim me OSBE-në dhe KQZ-në.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet transportimit dhe ruajtjes së materialeve zgjedhore.

Nga ana tjetër, ashtu siç e parashikon dhe Kodi Zgjedhor, ndërhyrja e tyre brenda ambienteve të QV-ve bëhet për raste emergjente ose përndryshe vetëm me kërkesë nga kryetari i qendrës së votimit.

Pas përfundimit të procesit të votimit në orën 19:00, përmes një procedure të përcaktuar, policia do të bëjë shoqërimin e kutive të votimit drejt KZAZ-ve.

Gjithashtu, mësohet se 74 objekte të rëndësishme shtetërore, do të merren në ruajtje nga forcat “Komando”, pasi 228 punonjës të policisë që sigurojnë këto objekte, do të angazhohen me detyrë për sigurimin e objekteve zgjedhore.

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje KZAZ-të në të gjithë vendin, aty ku do të kryhet procesi i numërimit të votave. Aty tashmë kanë mbërritur materialet e nevojshme, si kamerat, objektet e numërimit, ndërsa në asnjërën prej tyre nuk janë raportuar probleme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë