Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Po protestonte për pagat, arrestohet aktorja e famshme

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 13:41 | Showbiz

Aktorja Susan Sarandon është arrestuar pasi po protestonte në Nju-Jork në mbështetje të rritjes së pagës minimale për punonjësit e restoranteve.

Ligjvënësit amerikanë kanë vendosur që të rrisin pagën minimale në 17 dollarë në orë për punonjësit e restoranteve, por kanë përjashtuar nga kjo rritje kamarierët që marrin bakshishe.

76-vjeçarja u ndalua, iu kërkua që të paraqitej kur gjykata ta thërriste dhe më pas u la e lirë.

Kjo nuk është hera e parë që Susan Sarandon arrestohet në protesta. Në qershor të vitit 2018, asaj iu vunë prangat për pjesëmarrjen në një protestë mbi të drejtat e grave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë