Rama: Fredi Beleri po kërcënon emigrantët se do ua grisë letrat greke nëse s’e votojnë! S’ka Zot që kjo të ndodhë

Publikuar më: 11/5/2023, ora 18:13
EDI RAMA 1114x720

Rama: Fredi Beleri po kërcënon emigrantët se do ua grisë letrat greke nëse s’e votojnë! S’ka Zot që kjo të ndodhë

Publikuar më: 11/5/2023, ora 18:13

“Do helenizoj Himarën”, kjo deklaratë e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, nuk ka kaluar pa vëmendjen e kryeministri Edi Rama i cili edhe nga Kamza ka zgjedhur që t’i përgjigjet ashpër. Rama thotë se Beleri ka nisur kërcënimet se kush nuk e voton do ua grisë letrat greke. Për këtë arsye, kreu i qeverisë thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë duke thënë se ai është personi që ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me Greqinë fqinje, e që sipas tij, nuk ka nevojë për “sekser”, siç e quajti Belerin.

“E kanë marrë nga skutat më të errëta të armiqësisë shqiptare, i cili i kërcënon emigrantët se po nuk votuan për të do ua grisë letrat dhe o u heq mundësinë për të shkuar në Greqi. Nuk ka zot që atyre ua gris letrat se po të jetë puna për të pasur një avokat mbrojtës në Greqi e dinë adresën, është në kryeministri, jo te një sekser që ka mbetur pas. Nuk kemi nevojë për njerëz që nxisin urrejtje, me grekët jemi vëllezër, por secili në shtëpinë e tij. Ky maskara që thotë do vë në vend të drejtat e mohuara në 60 vjet, ky s’di të bëjë llogari”, tha Rama.

Një mesazh ka pasur edhe për demokratët e Kamzës. Ai deklaron se në 14 maj janë përpara një zgjedhjeje pasi kanë si opsion për të ecur pas nga partia e tyre apo përpara me socialistët. Për Ramën, kjo zgjidhje është shumë e thjeshtë, të votojnë kandidatin socialist Rakip Suli dhe sipas tij “e kanë kryer detyrën qytetare”.

“Nëse sot demokratët nuk kanë një parti që nuk i besojnë, por i ofrohet një destinacion kthim pas dhe vetëshkatërrimi nuk është e nevojshme të votojnë PS, por të votojnë Rakip Sulin, e kanë bërë detyrën”, tha Rama.

Ai është shprehur i bindur për një fitore në Kamëz duke thënë se është projekti më i mirë që mund t’u ofrohet qytetarëve, pasi nuk ka ngjyrim “blu ose mavi”, por kuqezi.

“Kam besim se nënat dhe gratë e Kamzës pavarësisht se çfarë bindjesh kanë dhe kë kanë votuar përpara do të shkojnë në kutinë e votimit me vlerësimin për faktin se fëmijët e tyre shkojnë në shkolla të gjeneratës së re që janë shkolla njësoj si  ë qytetet europiane.

Madje janë si shkollat e mira të qyteteve europiane. Kam shumë besim se gratë e Kamzës do i marrin dhe burrat me vete që të votojnë jo symbyllur, jo për partinë por për sigurinë e vazhdimësisë së një projekti që ka vetëm një garant, që është Rakip Suli. Të bësh të kundërtën është njësoj sit ë jesh duke fluturuar mbi një kalë, të ndalosh dhe pastaj t’ia hipësh një mushke”, tha Rama.