“Rrugë të bardha”, do të ndërtohen 5 mijë km infrastrukturë lidhëse në zonat rurale

Publikuar më: 11/5/2023, ora 16:30

“Rrugë të bardha”, do të ndërtohen 5 mijë km infrastrukturë lidhëse në zonat rurale

Publikuar më: 11/5/2023, ora 16:30

“Rrugë të bardha”… është ky programi i ri për zhvillimin e infrastrukturës lidhëse në zonat rurale. Synimi i nismës që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit bashkë me njësitë e pushtetit vendor dhe subjektet private është zhvillimi i ekonomik i komuniteteve në periferi.

“Praktikisht ky është rrjeti fundor rural, i cili ka mbetur për shkak të prioriteteve që qeveria dhe pushteti vendor kanë pasur, këtu do të krijohen mundësia e vetë bashkisë për të gjeneruar të ardhura, sepse duke i mbyllur le të themi këtë rrjet fundor përmes programit të rrugëve të bardha, pra me atë lloj instrumenti sigurisht këto bashki do të marrin një hov ekonomik, qoftë ky bujqësor, qoftë ky i turizmit, agroturizimit”, deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas parashikime fillestare, me anë të projektit do të rehabilitohen 5 mijë kilometra rrugë, ndërsa pritet të përcaktohet edhe vlera e projektit. 

“Na duhet vetëm bashkëpunim dhe kjo është diçka që do të kërkojë edhe një dialog, edhe një shpjegim të mëtejshëm me bashkitë sepse duhet të jenë edhe bashkisë të qarta sesi do funksionojë. Duhet të jenë edhe ata të disponueshëm për të ngritur nga burimet njerëzore deri tek kapacitetet e dijes le të themi sesi duhet të funksionojë projekti”, shtoi Balluku.

Projekti parashikon që infrastruktura rrugore rurale, pas përfundimit të ndërtimit t’i kalojë në administrim njësive të pushtetit vendor.