Shpërthim i fuqishëm në qendër të Milanos, shkrumbohen disa automjete

Publikuar më: 11/5/2023, ora 12:57
101426835 d6d90ce8 5d5a 4324 888b aeabe1828ff3 1280x720

Shpërthim i fuqishëm në qendër të Milanos, shkrumbohen disa automjete

Publikuar më: 11/5/2023, ora 12:57

Një shpërthim në qendër të Milanos ka bërë që një numër automjetesh që ndodheshin në rrugë të shkrumbohen nga flakët.

Video të publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë automjete dhe motoçikleta të përfshira nga flakët në një rrugë mes dy ndërtesave, përfshirë një farmaci teksa shtëllunga të mëdha të zeza tymi ngrihen në ajër.

Mediat italiane raportojnë se shpërthimi ndodhi pasi një furgon që ishte ngarkuar me bombola oksigjeni u përfshi nga flakët. Deri më tani, si pasojë e flakëve raportohet se të lënduar kanë mbetur katër persona.

Ngjarja ndodhi në lagjen Porta Romana, ndërsa një kopsht që ndodhej aty pranë është evakuuar.