“Takimi i fshehtë me Ballën”, Basha: Montazh qesharak, shpifje për të përçarë demokratët

Publikuar më: 11/5/2023, ora 14:16
basha balla 1 770x450 1

“Takimi i fshehtë me Ballën”, Basha: Montazh qesharak, shpifje për të përçarë demokratët

Publikuar më: 11/5/2023, ora 14:16

Montazh qesharak e ka cilësuar ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një video të publikuar së fundmi në media në të cilën ai shihet duke u takuar me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një postim në Twitter, Basha shprehet se “shpifjet dhe trillimet”, përçajnë demokratët dhe i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se në videon e publikuar shihen Basha dhe Balla teksa futen në një godinë në të cilën thuhet se kishin lënë një takim. Pamjet thuhet se janë filmuar në dhjetor të 2022.

Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për t’i fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.

Lulzim Basha në Twitter

Videoja në fjalë u publikua edhe nga kreu i grupit të Rithemelimit, Sali Berisha, i cili e cilëson grupimin tjetër “opozitë të bodrumit.”