Thirrja artistike e studentëve, drejtësia, korrupsioni, vota dhe vendimmarrja në telajo

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 16:34 | Aktualitet
Thirrja artistike e studentëve, drejtësia, korrupsioni, vota dhe

Një dorë e fshehur nën një portret në hije që premton para për të arritur qëllimin e vet, është vetëm një nga imazhet që gjejmë në galerinë kalo, ku 15 të rinj ekspozojnë në emër të drejtësisë. 

Fillimisht, mendja të shkon te shitblerja e votës, aq shumë e përfolur këto kohë kur zgjedhjet përafrojnë, por artistja tregon se vepra ka pikërisht këto dritëhije për të nënkuptuar gjithçka të padrejtë këto kohë.

Po nëse në këtë tablo gjen ngjyra të ftohta, tërësisht e kundërta ndodh kur përballesh me veprën e Deborës.

Ajo ka realizuar një telajo plot ngjyra, për korrupsionin dhe humbjen e identitetit.

Kjo ekspozitë vjen në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë që feston 110 vjetorin e krijimit të saj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë