Wagner “lë në baltë” Putinin në mes të luftës dhe zhvendoset në Sudan? Reagon Prigozhin

Wagner “lë në baltë” Putinin në mes të luftës dhe zhvendoset në Sudan? Reagon Prigozhin
Kreu i grupit mercenar ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin deklaron se ushtria e tij nuk po vepron në Sudan dhe nuk ka qenë i përfshirë në politikën e këtij vendi që kur Omar al-Bashir u rrëzua nga oficerët e ushtrisë në kryengritjen e vitit 2019.
Sipas mediave të huaja, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha muajin e kaluar se ishte i shqetësuar për angazhimin e Wagner në Sudan, megjithëse ai nuk dha asnjë provë.
“Wagner nuk është në Sudan. Wagner nuk u përfshi kurrë në çështjet e brendshme politike në Sudan pas largimit të Omar al-Bashir”, tha Prigozhin, i cili themeloi kontraktorin ushtarak privat në vitin 2014, në një videoklip të postuar në Telegram.
Prigozhin gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e gjeneralit të ushtrisë Yassir al-Atta për gazetën Asharq al-Aësat se Wagner ishte në Sudan, në minierën e arit Jebel Amer në Darfur. Atta tha gjithashtu se një nga anëtarët e grupit mercenar ishte vrarë.