Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Aksident i rëndë në Selenicë, një e vdekur dhe 3 të plagosur nga e njëjta familje

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 23:03 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Selenicë. Bëhet e ditur se një grua ka ndërruar jetë, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se viktima është një 69-vjeçare, e cila po udhëtonte në makinë me dy djemtë dhe nusen e njërit prej tyre.

Mësohet se njëri prej djemve, A. Kapaj, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

"Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Opel", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani