Policia e Shtetit: Në 1 muaj janë 54 vepra penale për krime zgjedhore! 88 persona në hetim

Publikuar më: 12/5/2023, ora 18:27
rrumbullau

Policia e Shtetit: Në 1 muaj janë 54 vepra penale për krime zgjedhore! 88 persona në hetim

Publikuar më: 12/5/2023, ora 18:27

Përgjatë 1 muaji, më konkretisht nga data 14 prill deri në 12 maj,  janë evidentuar 54 vepra penale për krime zgjedhore! Në këtë kuadër 88 persona janë vënë në hetim! Shifrat u bënë me dije nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në një dalje për mediat, ai sqaroi se për krimet zgjedhore janë ngritur grupe të posaçme në mënyrë që autorët të marrin ndëshkimin e merituar. Vepra penale më e përsëritur ka qenë “dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve” me 25 raste të përsëritura nga 45 autorë të ndryshëm.

“Nga data 14.04.2023 deri më 12.05.2023, janë evidentuar gjithsej 54 raste të veprave penale në fushën e krimeve zgjedhore, për të cilat janë proceduar penalisht gjithsej 88 shtetas.
Të ndara sipas veprave penale:
1-Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve, 25 raste me 45 autorë;
2-Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore, 1 rast me 1 autor;
3-Korrupsioni pasiv në zgjedhje, 20 raste me 25 autorë;
4-Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, 2 raste me 3 autorë;
5-Pengimi i zgjedhësit, 3 raste me 7 autorë;
6-Shkelja e të drejtës së zgjedhjes, 3 raste me 7 autorë”.

Deklarata e drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku.

Ai shtoi se policia i ka kapacitetet për të garantuar një proces zgjedhor të qetë.

“Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitete për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, unë mund ta vlerësoj si një fushatë të qetë nga të gjitha subjektet dhe kandidatët”, tha Rrumbullaku.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku.

Rrumbullaku kërkoi që qytetarët të denoncojnë çdo parregullsi që u cenon të drejtën e tyre për të votuar. E ndërsa thirrje u bëri edhe partive politike të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit për çdo rast ku do të ketë shkelje të ligjit.