Publikohen për herë të parë fotot që “sollën” ndarjen nga bashkëshorti të kryeministres së Finlandës
Publikohen për herë të parë fotot që “sollën” ndarjen nga bashkëshorti të kryeministres së Finlandës
Dy ditë më parë, kryeministrja në detyrë e Finlandës, Sanna Marin, njoftoi në rrjetet sociale se i ka dhënë fund lidhjes 19-vjeçare me bashkëshortin e saj, Markus Raikkonen.
“Ne kemi bërë kërkesën për divorc. Jemi mirënjohës për 19 vitet e kaluara së bashku dhe për vajzën tonë të dashur. Ne do të mbetemi miq të mirë dhe prindër të dashur. Ne do të kalojmë kohë si familje për të mirën e vajzës. Ne dëshirojmë të respektoni privatësinë tonë. Nuk duam të komentojmë më shumë”, shkroi Marin në llogaritë e saj në rrjetet sociale, duke kërkuar që mediat të mos kërkojnë më shumë detaje dhe të mbetet të qetë.
Ndërkohë, “Daily Mail” ka publikuar së fundmi dy foto të ish-bashkëshortit të saj, biznesmeni Markus Räikkönen, 37 vjeç, me një vajzës misterioze disa javë para ndarjes. Media britanike shkruan se 37-vjeçari ka flirtuar dhe kërcyer me një vajzë, e cila dyshohet të jetë indiane dhe besohet se kishte shkuar me pushime në Finlandë me yjet Bollywood-it, Rakul Preet dhe Pragya Jaiswal.
Edhe mediat në Finlandë kanë shkruar se Räikkönen, në gjendje të dehur, ka tentuar disa herë ta puthte vajzën teksa qëndruan në lokalin e natës në Helsinki deri në orët e para të mëngjesit.
Në anën tjetër, edhe Sanna Marin është bërë pjesë e disa skandaleve gjatë vitit të kaluar. Ajo u filmua teksa kërcente në një lokal nate me këngëtarin finlandez, Olavi Uusivirta. Në atë kohë, u fol se ata kishin një lidhje, por këto pretendime u hodhën poshtë nga kryeministrja në mënyrë kategorike. Ajo tha se ata ishin vetëm miq të mirë. Megjithatë, shkaqet e ndarjes janë ende të paqarta.