Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shkak zbutja e inflacionit, rënia e interesave mund të zbehë investimet në titujt qeveritarë

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 15:44 | Ekonomi
Shkak zbutja e inflacionit, rënia e interesave mund të zbehë

Qeveria mund të humbasë mbështetjen e individëve për borxhin e brendshëm. Ulja e vazhdueshme e normave të interesit të titujve shtetërorë, mund të zbehë interesin e qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë për të investuar, duke reduktuar kërkesën për bono dhe obligacione.

“Vitin e shkuar investimet në titujt qeveritarë ishin më të sigurt dhe më fitimprurës. Duke krahasuar këtë edhe me normat e depozitave bankare apo fondet e investimeve. Ky është një oportunitet në rënie, pasi siç shohim, normat e interesit për bonot e thesarit dhe obligacionet janë në rënie”, shprehet Eugen Musta, pedagog ekonomie.

Nga 5.34 për qind që ishte norma e interesit për letrat me vlerë të bonove 12-mujore në fillim të vitit, treguesi ra në 3.75 për qind këtë fillim muaj. Për ekspertët, trajektorja rënëse pritet të vijojë edhe në muajt në vijim.

“Besojmë se norma e inflacionit, siç po e pohon edhe Banka e Shqipërisë janë në rënie. Ky vit mund ta mbyllë me një inflacion 6% për të shkuar në më pak se 3% gjatë 202.3 Kjo do të thotë ulje më tej e interesave për titujt qeveritarë.”

Me gjithë parashikimet pesimiste për në vijim, të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se shqiptarët investuan 15.1 miliardë lekë në harkun e muajve janar-mars.

Kjo shifër është gati 68 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë, gjatë së cilës normat e interesit për titujt qeveritarë nuk i kalonin 1.5 për qind.

Pjesa më e madhe e këtyre investimeve shkuan për bono thesari, pra titujt më afatshkurtër, me mbi 71 për qind.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli