Lefter Maliqi nxjerr njerëzit në rrugë: Bashkë për të ndaluar çdo përpjekje për blerje votash!

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 22:26 | Politikë
Lefter Maliqi nxjerr njerëzit në rrugë: Bashkë për

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme në lidhje me akuzat e tij, se një biznesmen i njohur, duke shkelur heshtjen zgjedhore, po tenton të blejë vota në Kuçovë.

Ai ka publikuar një foto ku duket ai vetë së bashku me mbështetës të tij, ndërsa përbri shkruan se, qytetarët e Kuçovës janë bashkuar për të ndaluar çdo lloj tentative të grupeve kriminale për blerje votash.

“Qytetarët e Kuçovës janë bashkuar sonte dhe po patrullojnë gjithë qytetin për të ndaluar çdo tentativë të  grupeve kriminale të kryesuar nga oligarku Pëllumb Salillari për blerje votash. Qytetarët po ju përgjojnë nga Lumasi në Kozare, nga Perondia dhe Tapia, në të gjitha lagjet e qytetit. I them Kreshnik Salillarit se  nuk do tërhiqemi! Nga pas si hije na keni! Nuk ja merrni dot dinjitetin dhe fitoren qytetarëve që u keni pirë gjakun duke i varfëruar çdo ditë e më shumë! Nesër vetëm fitore plebishitare. Kuçova kantier ndërtimi! Kuçova në punë! Kuçova fiton! Votoni të lirë! Mos u trembni nga kufoma politike dhe fatorino Salillari! Nesër do i tregojmë vendin!”, shkruan në reagimin e tij Lefter Maliqi.  

https://a2news.com/2023/05/13/shenohen-tensionet-e-para-zgjedhore-i-perfshire-lefter-maliqi-dhe-kater-persona-te-tjere/
https://a2news.com/2023/05/13/lefter-maliqi-publikon-videon-njerezit-e-ps-po-blejne-vota-ne-kucove/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani