Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bylykbashi: Zyrtarë të PS në zonat rurale po u ushtrojnë presion qytetarëve! KQZ e policia të ndërhyjë

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 09:36 | Politikë
Bylykbashi: Zyrtarë të PS në zonat rurale po u ushtrojnë

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka akuzuar se drejtorë të Partisë Socialiste në zonat rurale po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve. Në fjalën e tij në një komunikim nga selia e PD në Durrës, Bylykbashi foli edhe me emra duke denoncuar se po qëndrojnë në qendrat e votimit, ndonëse ligji ua ndalon. Ai thotë se KQZ dhe Policia do duhet të ndërhyjë.

 “Me background për presionin që bëjnë, PD nuk do lejojë që në qendra të ushtrohet presion, do të marrim të gjitha masat siç e parashikon ligji, qendrat e votimit duhet të bllokohen dhe këto persona të largohen, policia të jetë e vëmendshme për t’iu përgjigjur, drejtues të PS  po kërkojnë që të intimidojnë zgjedhësit, në zonat rurale po shohim drejtor që kanë shkelur që administrate të jetë në proces zgjedhor, po ushtrojnë presion. Ne do e ndjekim hap pas hapi. Në ligj thuhet se ndalohet prezenca e personave të paautorizuar. Kam raportim për Flamur Gjuzi, Roni Shqopa dhe drejtues të njësivee administrative janë në qendra votimi duke ushtruar presion ndaj qytetarëve”, tha Bylykbashi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë