Finalja e Eurovision 2023, rezultat zhgënjyes për Shqipërinë

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 00:59 | Aktualitet

Albina dhe familja Kelmendi u renditën në vend të 22-të në finalen e madhe të Festivalit Europian të Këngës që këtë vit u zhvillua në Liverpul të Anglisë.

Këngëtarja shqiptare, e shoqëruar nga prindërit, vëllai dhe dy motrat, shkëlqyen në skenë me këngën "Duje", një himn kushtuar familjes. Por edhe pse kënga ishte ndër më pëlqyerat në skenë dhe pati ndër videot me më shumë shikime në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube, rezultati ishte zhgënjyes.

https://youtu.be/748J3WWznds

Albina mori gjithsej 76 pikë, vetëm 17 nga juritë kombëtare të shteteve pjesëmarrëse dhe 59 nga publiku.

Sa i përket pikëve të jurive, Albina dhe familja Kelmendi morën 1 pikë nga Moldavia, 8 pikë nga Azerbajxhani, 5 nga Rumania dhe 3 pikë nga Greqia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni