Fyerje dhe shpifje ndaj 4 personave, procedohet Lefter Maliqi dhe mbështetësi i tij

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 09:42 | Politikë
Fyerje dhe shpifje ndaj 4 personave, procedohet Lefter Maliqi dhe

Procedohet në gjendje të lirë kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi dhe një mbështetës i tij. Sipas Policisë vendimi erdhi pas marrjes së kallëzimit  nga një shtetas se Maliqi dhe mbështetësi i tij e kishin fyer me fjalë dhe kishin shpifur ndaj tij dhe 3 personave të tjerë.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Sh. Sh., se shtetasit L. M. dhe M. H. e kishin fyer me fjalë, i kanë shoqëruar në Komisariat, këta dy shtetas, si dhe kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, në lidhje me këtë rast.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 51 vjeç, banues në Tiranë (kandidat për kryetar të bashkisë Kuçovë) dhe M. H., 48 vjeç, banues në Kuçovë (mbështetës i kandidatit). 

Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali në qytetin e Kuçovës, dyshohet se këta shtetas kanë fyer me fjalë dhe kanë shpifur për shtetasit Sh. Sh., 59 vjeç, A. Sh., 39 vjeç, A. K., 44 vjeç dhe A. K., 57 vjeç, të katërt punonjës të një firme ndërtimi.  

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fyerja” dhe “Shpifja”, të kryera në bashkëpunim.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi