Himarë, administrata “vëzhgon” procesin e votimit nga lokali

Publikuar më: 14/5/2023, ora 10:14
familjaret administrata goro 1280x653

Himarë, administrata “vëzhgon” procesin e votimit nga lokali

Publikuar më: 14/5/2023, ora 10:14

Punonjës të administratës së Bashkisë Himarë, por edhe vetë bashkëshortja e zotit Jorgo Goro, prej fillimit të votimit po qëndrojnë duke vëzhguar procesin në një lokal, në distancë minimale 50 metra, larg qendrës së votimit.

Në vendimin e KQZ nuk lejohet që kjo gjë të ndodhë, teksa punonjësit e administratës dhe familjarët e kandidatëve duhet të qëndrojnë minimumi 150 metra larg qendrave të votimit.