Incident në ditën e zgjedhjeve, goditet kandidati i PS-së, Erion Isai

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 07:09 | Politikë
Incident në ditën e zgjedhjeve, goditet kandidati i PS-së, Erion

Një tjetër incident shënohet në ditën e zgjedhjeve. Mësohet se është goditur kandidati i PS-së, Erion Isai, gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD-së, pranë fshatit Qinam të Kolonjës.

Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait, por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar agresorin.

Mësohet se agresori është Esmerald Kacolli. Në kohën e përplasjes ka qenë dhe kandidati i PD-së, Ethemi Lumani.

Për ngjarjen ka reaguar edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i cili pretendon se është marrë një informacion që në Qafëzes, Erion Isai me stafin, po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe para.

Sipas tyre, përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kanë shkuar në zonë dhe përplasen në fshatin Qinam. Erion Isai del nga makina, duke provokuar dhe aty ka pasur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve. Truprojat e Isait kanë shtyrë kandidatin e “Bashkë Fitojmë”, E'them Lumani, po ashtu edhe kryetari i PS-së, Aldo Xhelili. Edhe nga ana e kandidatit Lumani është bërë denoncim.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni