Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Mbyllja e votimit, Meta: Sot monizmi mori një goditje shumë të fortë

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 20:22 | Politikë
Mbyllja e votimit, Meta: Sot monizmi mori një goditje shumë të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas mbylljes së procesit të votimit. Për Metën, “monizmi ka marrë sot një goditje shumë të fortë.”

Kreu i PL-së, shprehet se tashmë misioni i opozitës vijon me më shumë përkushtim në procesin e numërimit.

Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë qytetarët që morën pjesë në zgjedhje duke përbuzur presionet e të gjitha llojeve të bëra nga pushteti.Shpreh respektin më të madh për qytetarët votues, që sfiduan deformimet shumë të rënda dhe të qëllimshme të standardeve të zgjedhjeve nga qeveria dhe KQZ. Shpreh mbështetjen dhe vlerësimin më të lartë për të gjithë anëtarët e komisioneve dhe vëzhguesit e opozitës, që megjithëse në kushtet më të vështira, kryen detyrën me përkushtim dhe vendosmëri në shërbim të votës së çdo qytetari.Në këtë moment që procesi i votimit ka përfunduar, misioni ynë vazhdon me më shumë përkushtim se më parë për numërimin edhe të votës më të fundit.Sot monizmi ka marrë një goditje shumë të fortë falë qytetarëve që e duan lirinë.Të vazhdojmë pa u ndalur në këtë rrugë të hapur me kaq sakrifica për ta çuar deri në fund misionin tonë për votën e lirë dhe mbrojtjen e pluralizimit politik dhe demokracisë.

Ilir Meta, Facebook

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani