Pasi “futi në xhep” tre bashkitë e para, Rama nxjerr foton e “superskuadrës” brenda selisë së PS-së

Publikuar më: 14/5/2023, ora 23:47
rama ekipi i monitorimit te zgjedhjeve

Pasi “futi në xhep” tre bashkitë e para, Rama nxjerr foton e “superskuadrës” brenda selisë së PS-së

Publikuar më: 14/5/2023, ora 23:47

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” një foto të asaj se çfarë po ndodh brenda selisë së Partisë Socialiste në këto momente, teksa ende nuk ka nisur votimi manual i votave, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në foton e publikuar nga Rama duken të rinj e të reja, të ndarë sipas zonave e qarqeve, me nga një laptop para tyre, ndërsa në krye qëndrojnë një numër i madh monitorësh, të cilat pasqyrojnë live gjithçka ndodh me rezultatin zgjedhor.

“LIVE Selia e PS – Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore *ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret duke parë filxhanin e dëshirave të tyre, që pastaj kur dalin rezultatet vazhdojnë ta lexojnë nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit që u grabit fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, shkruan Rama përbri fotos së publikuar.