Voton Berisha: Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër arkivojmë monizmin e shëmtuar në Shqipëri

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 10:21 | Politikë
Voton Berisha: Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër

I shoqëruar nga bashkëshortja, Liria dhe 2 fëmijët, Argita dhe Shkëlzen, ka votuar ditën e sotme edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Kosova”, e ndërsa këtë ditë e ka cilësuar si “pranverën e ndryshimit”.

 “Një thirrje nga zemra që të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata që u ftuan nga armiku i egër i votës, të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë që ky është një nxitje një apel i madh që të marrin pjesë në votime, ai që ka frikë votë, ka frikë lirinë dhe është armik i saj. I ftoj zgjedhësit që të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh, ndaj le t’u prijë mençuria e tyre, që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, të familjes, vendit, kjo është pranvera e ndryshimit, nesër Shqipëria arkivon monizmin e shëmtuar në Shqipëri, kjo është një ditë fitore”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni