12 bashkitë e ngjyrosura blu, numërohen kutitë e para

Publikuar më: 15/5/2023, ora 01:59

12 bashkitë e ngjyrosura blu, numërohen kutitë e para

Publikuar më: 15/5/2023, ora 01:59

Deri në orën 01:50 të së hënës ka nisur procesi i numërimit të votave në pjesën më të madhe të bashkive të vendit.

Deri tani, koalicioni Bashkë Fitojmë, edhe pse janë vetëm kutitë e para të hapur, është duke kryesuar në 12 bashki.

Në veri, koalicioni Bashkë Fitojmë kryeson në bashkinë e Hasit, Fushë Arrëz, Pukë, Lezhë e Mirditë, në qendër në bashkitë Rrogozhinë, Peqin, Belsh e Kuçovë. Ndërsa në jug, ky koalicion është në avantazh në bashkitë Konispol, Finiq e Memaliaj.

Në fotogaleri gjeni të detajuara votat për kandidatët në këto bashki.