Siguroi Himarën nga qelia, Beleri: Fitoi Demokracia, mirënjohës për ata që treguan burrëri

Publikuar më: 15/5/2023, ora 11:50
fredi beleri 1063x720

Siguroi Himarën nga qelia, Beleri: Fitoi Demokracia, mirënjohës për ata që treguan burrëri

Publikuar më: 15/5/2023, ora 11:50

Fredi Beleri, i cili fitoi në garën për Himarën, shprehet nga qelia se sot demokracia fitoi.

Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua t’i nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë kryebashiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!

Fredi Beleri, Facebook

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” fitoi me një diferencë prej 19 votash ndaj kundërshtarit të tij, Jorgo Goro.

Në reagimin e tij, Beleri falënderon të gjithë ata që e mbështetën dhe shton se i kupton edhe ata që u gjendën përballë “përpjekjeve për t’i nënshtruar.”