Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fitoi në Kavajë, Qosja: Do mbaj çdo premtim ose do kem fatin e paraardhësve të mi

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 21:36 | Politikë
Fitoi në Kavajë, Qosja: Do mbaj çdo premtim ose do kem fatin e

Fisnik Qosja në një intervistë për A2 CNN ka zbuluar se cili është suksesi i fitores së tij në Kavajë, një bastion i cili është rikthyer sërish në duart e demokratëve.

“Falenderoj për gjithë mbështetjen që më dhanë gjatë gjithë fushatës. Kam shpalosur programin tim, shtëpi më shtëpi, derë më derë dhe kjo gjë ka bërë efektin që qytetarët të më besojnë mua për 4 vitet e ardhshme”, tha Qosja.

Ai ka theksuar se do të përmbushë të gjitha premtimet elektorale që ka dhënë, pasi sipas tij, Kavaja di të reagojë shumë mirë përballë padrejtësive. E kësisoj, nëse nuk do të punojë, thotë se do të ketë fatin e paraardhësve të tij, ku pas 4 vitesh do largohet.

“Kavaja reagon shpejt ndaj padrejtësisë, kur jepet një premtim, duhet të realizohet, unë do i përmbush me përpikmëri të gjitha pikat e programit, në të kundërtën do kem fatin e paraardhësve të tij, që nuk do bëj punë dhe do iki”, shtoi ai.

https://a2news.com/2023/05/15/fisnik-qosja-kryeson-ne-kavaje-kandidati-socialist-pershendetet-me-rivalin-dhe-largohet-nga-kzaz/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli