Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Kavaja i tregoi vendin regjimit të Edi Ramës"

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 23:52 | Politikë
"Kavaja i tregoi vendin regjimit të Edi Ramës"

Kutitë e hapura pasditen e së hënës rikthyen shpresën te demokratët e Kavajës, duke nxjerrë në avantazh kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja.

Mbrëmja duket se hoqi shpresat e kandidatit socialist Redjan Krali, i cili ende pa mbaruar numërimi i kutive të fundit u largua duke përqafuar rivalët e opozitës. Fillimisht, shtrëngoi duart me Ervin Salianjin, që drejtoi fushatën e koalicionit. Më pas, me fituesin e garës.

Në mikrofonin e A2 CNN, Fisnik Qosja u tregua i vetëdijshëm për çfarë e priste nëse nuk do të mbante premtimet: “Kavaja është një qytet që reagon shpejt ndaj padrejtësive. Kështu që, kur një premtim i jepet kavajasve, duhet menduar mirë sepse duhet mbajtur. Unë besoj që gjatë mandatit tim do t’i përmbush premtimet e mia. Në të kundërt, do të kem fatin e paraardhësve të mi dhe do t ëiki”.

Festa u transferua në rrugët e qytetit, ku Ervin Salianji tha se mbajti premtimin për të kthyer Kavajën djathtas: “Arritëm të përballonim lloj-lloj presionesh në këtë fushatë. Ky qytet, që ka reaguar i pari kundër regjimit të Enver Hoxhës, i tregoi vendin edhe regjimit të Edi Ramës”.

Qëndresa e Kavajës merr një kuptim të qartë për demokratët, në një ditë ku humbën bastione shumë të rëndësishme.

“Një ngjarje e rëndësishme për t’i dhënë një dritë shprese të gjithë demokratëve dhe të gjithë opozitës. Kushdo që mendon se demokratët do të dorëzohen, i ka bërë llogaritë gabim. Kavaja e tregoi se demokratët janë në këmbë”, tha Salianji.

A2 CNN Livestream

Dita jonë