PS shpall fitoren në Elbasan, Boçi: Rezultati mbart një numër elementësh të kontestueshëm

Publikuar më: 15/5/2023, ora 00:18
347231899 967076191144201 3903275291385877939 n 1080x720

PS shpall fitoren në Elbasan, Boçi: Rezultati mbart një numër elementësh të kontestueshëm

Publikuar më: 15/5/2023, ora 00:18

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka reaguar për herë të parë pasi socialistët shpallën fitoren pas numërimit elektronik.

Edhe sipas përditësimeve të KQZ-së, Llatja është në epërsi të ndjeshme ndaj Boçit, me mbi 6 mijë vota diferencë.

“Me mirënjohje dua të falënderoj të gjithë qytetarët, banorët e bashkisë së Elbasanit që dolën sot për të votuar. Dua të falënderoj të gjithë ata që më besuan dhe më mbështetën me pasionin për ndryshimin.

Dua të falënderoj gjithashtu të gjithë vëzhguesit, komisionerët, drejtuesit politikë dhe bashkëpunëtorët e mi të afërt me të cilët ndamë këtë rrugëtim të vështirë, por të bukur, i cili më afroi edhe më tej me qytetarët e mi dhe me qytetin të cilit i përkas. Rezultati i këtyre zgjedhjeve mbart një numër elementësh të kontestueshëm, që media i dëshmoi dhe konfirmoi në Elbasan përgjatë kësaj dite. E keqja është institucionalizuar tashmë në vendin  tonë dhe pajtimi me të shpresoj të jetë thjesht një episod.

Njeriu nuk resht asnjëherë së luftuari më të!”, shkroi Boçi në profilin e tij në Facebook.