Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Berisha nuk pranon disfatën: U shtrembërua vullneti i qytetarëve në zgjedhje

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 13:42 | Politikë
Berisha nuk pranon disfatën: U shtrembërua vullneti i qytetarëve

Sali Berisha reagoi përmes një deklarate për mediat në lidhje me rezultatin zhgënjyes që mori në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” arriti të fitonte vetëm 7 nga 61 bashki që ka vendi.

Ish-kryeministri akuzoi qeverinë se me presion dhe dhunë shkatërroi zgjedhjet dhe deformoi vullnetin e shqiptarëve. Sipas tij, kjo gjë u konfirmua dhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.

“Zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala. Ku me presione të të gjitha llojeve, Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese vullnetin e shqiptarëve, rezultatin e votimit. Raporti paraprak ndonëse është paraprak tregon se nga problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve, duke nisur nga makineria shtetërore elektorale, si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që krijon pabarazi, ndalet në të gjithat fushat antiligjore të ndërhyrjes, nënvizon blerjen masive të votës deri dhe presionet e tjera të administratës mafiozë, më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit. Përpjekjet për të shkëputur ndonjë gjysmëfraze nga përfaqësuesit e OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian dështuan”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli