Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Goditi me grusht Erion Isain, lihet i lirë simpatizanti demokrat

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 14:08 | Kronikë
Goditi me grusht Erion Isain, lihet i lirë simpatizanti demokrat

Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Esmeraldo Kacollin, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështetës të kandidatit të djathtë E'them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij.

Gjykata ka vendosur që Kacolli të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, pasi vepra penale në ngarkim të tij nuk ishte e rrezikshmërisë së lartë.

Avokati i Kacollit pohoi se në vendimin e gjykatës ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erjon Isai, për normalizim të marrëdhënieve me Kacollin.

Pas denoncimit të Isait, mbrëmjen e së shtunës, Policia e Kolonjës arrestoi në flagrancë Kacollin me akuzën e "goditjes për shkak të detyrës".

Ndërkohë, procedoi në gjendje të lirë mbështetësin tjetër të opozitës, Xhemal Kalo për veprën penale "pengim të qarkullimit të mjeteve".

https://a2news.com/2023/05/14/erion-isai-u-godita-ne-mes-te-rruges-nga-anetari-i-kzaz-i-bashke-fitojme/
https://a2news.com/2023/05/14/incidenti-me-erion-isain-ne-kolonje-kandidati-i-pd-sqaron-ngjarjen-nuk-u-godit-ne-prezencen-time-tentuan-te-me-godasin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë